KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Formacionet zyrtare: Real Madrid – RB Leipzig

Formacionet zyrtare: Real Madrid – RB Leipzig

Real Madridi e pret Leipzigun të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabéu”, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës, me synimin për ta vazhduar ecurinë pozitive në këtë garë.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho i ka fituar dy ndeshjet e para në Evropë, kundër Interit dhe Romës, ndërsa vjen pas një fitoreje bindëse 4:1 ndaj Sevillas në La Liga.

Në atë takim, Mbappé realizoi dy gola dhe konfirmoi formën e mirë që po kalon.Sulmuesi francez ka shënuar 11 gola këtë sezon, duke u shndërruar në një prej rreziqeve kryesore për mbrojtjen kundërshtare.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid (4-2-3-1): 1 Courtois – 8 Valverde – 4 Huijsen – 22 Rudiger – 18 Carreras – 6 Camavinga – 20 Silva – 7 Vinicius Jr – 5 Bellingham – 15 Guler – 10 Mbappe

RB Leipzig (4-2-3-1): 26 Vandevoordt – 17 Baku – 4 Orban – 23 Lukeba – 22 Raum – 13 Seiwald – 21 El Aynaoui – 10 Gruda – Nusa – 28 Nkunku – 40 Romulo

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.