KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Courtois: Mbappe e meriton Topin e Artë, askush nuk ishte më i mirë se ai

Courtois: Mbappe e meriton Topin e Artë, askush nuk ishte më i mirë se ai

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë, duke vlerësuar se asnjë futbollist tjetër nuk ka qenë më i mirë se sulmuesi francez në aspektin individual gjatë këtij sezoni.

Në një intervistë për DAZN, portieri belg shprehu mbështetjen e tij për bashkëlojtarin, duke vënë në pikëpyetje kriteret që duhet të përcaktojnë fituesin e çmimit prestigjioz.

“Besoj se Kylian e meriton. A duhet të zgjedhim dikë që ka fituar trofe apo dikë që ka qenë mbi të gjithë gjatë gjithë sezonit, edhe nëse nuk ka fituar asgjë? Mendoj se, në aspektin individual, askush nuk ka qenë më i mirë se Mbappe. Fatkeqësisht, ne nuk kemi fituar asgjë si ekip”, deklaroi Courtois.

Megjithatë, portieri i Real Madridit pranoi se Lamine Yamal ka argumentet e tij për ta fituar këtë çmim, falë sukseseve me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës.

“Për mendimin tim, Lamine Yamal e pati një Botëror paksa më të dobët, por u shpall kampion bote, e fitoi La Ligën me Barcelonën dhe e pati një sezon shumë të mirë”, u shpreh belgu.

Courtois u rikthye edhe te fituesi i Topit të Artë për vitin 2024, Rodri, duke shprehur mendimin se mesfushori spanjoll nuk e kishte zhvilluar sezonin e tij më të mirë.

“Nuk mendoj se ai ishte sezoni i tij më i mirë, pavarësisht se fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën. Një vit më parë, kur Manchester City fitoi Ligën e Kampionëve, mendoj se ai e meritonte ta fitonte Topin e Artë”, përfundoi Courtois. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.