Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është pyetur në emisionin “DPT Te Fidani” si ndihet kur disa persona e thërrasin “Time Serbia”.
Kadrijaj, e cila gjatë luftës ka punuar si mjeke në UÇK dhe ka trajtuar ushtarë të plagosur, u shpreh duke kujtuar reagimin e saj të parë ndaj këtyre thirrjeve, transmeton klankosova.tv.
"Epo si mundesh me u ndje? Në fillim ndoshta kam thënë: "O Zot fali, mëshiroji këta njerëz pa turp e pa kokë e pa tru që kanë rënë pre e gjuetisë së shtrigave edhe që sulmojnë gjithçka. Duhet me e pa realitetin cili është. Unë jam deputete opozitare, unë kam me fol, s'kanë me mundur me më ndal", tha ajo.
Burimi: klankosova.tv ↗

