KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shqiptarët dhe të huajt e tjerë mund të votojnë në komunat ku jetojnë në Bernë të Zvicrës

Shqiptarët dhe të huajt e tjerë mund të votojnë në komunat ku jetojnë në Bernë të Zvicrës

Një propozim i ri në kantonin e Bernës në Zvicër mund t’u mundësojë shqiptarëve dhe shtetasve të tjerë të huaj të votojnë dhe të zgjidhen në nivel komunal.

Komisioni për Politikë Shtetërore dhe Marrëdhënie me Jashtë i Parlamentit kantonal ka mbështetur propozimin, sipas të cilit secila komunë do të vendosë vetë nëse do t’ua japë këtë të drejtë banorëve të huaj.

Për të përfituar, ata duhet të kenë leje qëndrimi C, të kenë jetuar së paku dhjetë vjet në Zvicër, pesë vjet në kantonin e Bernës dhe tre muaj në komunën përkatëse.

Megjithatë, propozimi nuk është miratuar përfundimisht. Ndryshimet kushtetuese dhe ligjore pritet të shqyrtohen për herë të parë nga Parlamenti kantonal gjatë sesionit dimëror të vitit 2026, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

Nëse miratohet, kjo nismë do t’u jepte të huajve që plotësojnë kushtet mundësi më të mëdha për të ndikuar në vendimet lokale, nga shkollat dhe transporti publik deri te taksat dhe shërbimet komunale.

Ky zhvillim ka rëndësi të veçantë edhe për komunitetin shqiptar në Zvicër, ku shumë familje jetojnë prej vitesh, punojnë, paguajnë taksa dhe kontribuojnë në jetën ekonomike e shoqërore, por ende nuk kanë shtetësi zvicerane.

E drejta e propozuar do të vlente vetëm në nivel komunal dhe nuk do të përfshinte automatikisht votimin në zgjedhjet kantonale apo federale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.