KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhet molotov drejt efektivëve, afrohet autoboti për të bërë shpërndarjen e turmës dhe fikjen e zjarreve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhet molotov drejt efektivëve, afrohet autoboti për të bërë shpërndarjen e turmës dhe fikjen e zjarreve

Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur vazhdimisht molotov në drejtim të godinës së institucionit.

Pak minuta më parë, protestuesit kanë hedhur molotov edhe në drejtim të efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë pozicionuar në njërën anë të Kryeministrisë, brenda perimetrit të institucionit.

Ndërkohë, pritet që në zonë të shtohen forcat e policisë. Siç raporton gazetarja Sara Demushi, autoboti me ujë po afrohet pranë protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Deri në këto momente, efektivët e policisë nuk kanë bërë thirrje drejtuar protestuesve.

Pas hedhjes së molotovëve dhe aktivizimit të zjarrit, në vendngjarje ka ndërhyrë edhe shërbimi zjarrfikës, i cili po punon për shuarjen e flakëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.