KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Çifti pranoi sfidën e YouTuber-it të njohur dhe humbi 68 kilogramë para dasmës

Çifti pranoi sfidën e YouTuber-it të njohur dhe humbi 68 kilogramë para dasmës

Një çift ka arritur të humbë së bashku 68 kilogramë para dasmës, duke fituar një shpërblim prej 250 mijë dollarësh nga YouTuber-i i njohur MrBeast, i cili u kishte propozuar një sfidë të pazakontë.

Sara dhe Tre pranuan të merrnin pjesë në sfidën që zgjati më shumë se pesë muaj, gjatë së cilës iu nënshtruan një rutine të rregullt ushtrimesh fizike dhe ndryshuan mënyrën e të ushqyerit, me synimin për të arritur objektivin e caktuar para ditës së dasmës.

MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, është një nga krijuesit më të njohur të përmbajtjeve në YouTube. Ai organizon shpesh sfida të pazakonta, duke u ofruar pjesëmarrësve shpërblime të mëdha financiare nëse arrijnë të përmbushin kushtet e përcaktuara.

– YouTube www.youtube.com

Gjatë sfidës, çifti qëndroi për më shumë se 150 ditë në një hapësirë të posaçme, ku kishte në dispozicion një apartament dhe një palestër. Ata nuk mund të dilnin jashtë apo të takonin persona të tjerë, përveç personelit të përfshirë në organizimin e sfidës.

Me ndihmën e trajnerëve personalë, Sara dhe Tre krijuan një rutinë të re stërvitjeje dhe ndryshuan shprehitë e tyre ushqimore. Në këtë mënyrë, ata synuan të arrinin objektivin pa përdorur medikamente për humbje peshe.

Pas më shumë se pesë muajsh, çifti arriti të humbte gjithsej 68 kilogramë dhe ta fitonte shpërblimin prej 250 mijë dollarësh. Për ta, kjo shumë përbën një mundësi për të nisur jetën e përbashkët me më shumë siguri financiare.

Në videon e publikuar nga MrBeast u shfaqën edhe momentet e ribashkimit me familjarët dhe dasma e çiftit. Të afërmit, të cilët nuk i kishin parë për gati gjashtë muaj, mbetën të befasuar nga ndryshimi në pamjen e tyre fizike.

MrBeast njihet për sfidat që kombinojnë argëtimin me shpërblime të mëdha financiare, ndërsa videot e tij arrijnë miliona shikime në mbarë botën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.