KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reuters: Serbia kap gjashtë persona të dyshuar për planifikimin e dhunës në ditën e zgjedhjeve

Reuters: Serbia kap gjashtë persona të dyshuar për planifikimin e dhunës në ditën e zgjedhjeve

Policia serbe arrestoi të mërkurën gjashtë persona, nën dyshimin se po përgatisnin dhunë kundër policisë dhe kundërshtarëve politikë gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës, njoftoi prokuroria.

Prokuroria e Lartë Publike deklaroi se pesë nga të dyshuarit janë arrestuar në qytetin verior të Novi Sadit, nën dyshimin se kanë "nxitur dhe inkurajuar përmbysjen e autoriteteve më të larta shtetërore me forcë".

Sipas njoftimit, ata kishin rekrutuar persona të cilët synonin t'i sillnin në Beograd në ditën e zgjedhjeve, me qëllim sulmimin e kundërshtarëve politikë dhe të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Personi i gjashtë, i cili u arrestua në Beograd, dyshohet se ishte përgjegjës për trajnimin e të ashtuquajturave "grupe të lëvizshme" për përballje fizike dhe dhunë, duke u përgatitur "sikur për luftë", thuhet në deklaratë.

Sipas Reuters, Aleksandar Vuçiq – i cili muajin e kaluar dha dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit – shpalli zgjedhje të parakohshme pas 18 muajsh protesta kundër qeverisë, të udhëhequra nga studentët. Ai synon të zgjasë sundimin e tij 12-vjeçar duke marrë postin e kryeministrit.

Zgjedhjet pritet të jenë një garë e ngushtë mes listës së kandidatëve të mbështetur nga Vuçiçi dhe një liste të mbështetur nga studentët, të cilët janë zotuar se do të luftojnë korrupsionin dhe do të sigurojnë sundimin e ligjit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.