KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

31 vjet nga zhdukja, “Ku është vëllai im” – familja e Remzi Hoxhës në kërkim të së vërtetës

31 vjet nga zhdukja, “Ku është vëllai im” – familja e Remzi Hoxhës në kërkim të së vërtetës

Janë bërë 31 vjet nga rrëmbimi dhe zhdukja e biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha në Tiranë, por familja e tij ende nuk e di se ku ndodhen eshtrat e tij.

Në përvjetorin e zhdukjes së tij, vëllai i Remzi Hoxhës, Nebi Hoxha, ka kërkuar përgjegjësi nga Sali Berisha, duke i bërë thirrje që të tregojë të vërtetën për fatin e vëllait të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Nebi Hoxha ka shprehur dhimbjen e familjes, e cila për më shumë se tri dekada vazhdon të kërkojë përgjigje për zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe vendndodhjen e varrit të tij.

“31 vjet pa varr e pa nishan! Sali Berisha, me një këmbë në varr e kokën ende mbi dhe, fol: ku është vëllai im? Ku e ka varrin, nëse ka një varr diku? Mos e merr të vërtetën me vete! Familja jonë ka të drejtë të dijë ku t’i vendosë një lule!”, ka shkruar ai.

Remzi Hoxha u rrëmbye më 21 tetor 1995, në vendin e tij të punës në Tiranë.

Që nga ajo ditë, fati i tij mbetet i pazbardhur, ndërsa trupi nuk është gjetur.

Familja e tij vazhdon të kërkojë zbardhjen e rastit dhe të drejtën për të ditur se çfarë ka ndodhur me të afërmin e tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.