KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen punimet në katër objekte ndërtimi në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan

Ndalohen punimet në katër objekte ndërtimi në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimeve të zhvilluara në terren, ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në katër objekte ndërtimi, dy prej tyre në komunën e Gjakovës, një në Ferizaj dhe një në Gjilan.

Në njoftim thuhet se për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte, siç thuhet, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë me kontrollet në terren dhe me ndërmarrjen e masave ndaj subjekteve që nuk respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë".

"Njëkohësisht, Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë me përpikëri standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, njoftoi inspektorati./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.