KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çitaku falënderon Hamzën pas dorëheqjes: Maturia dhe besimi yt na dhanë forcë për të ecur përpara

Çitaku falënderon Hamzën pas dorëheqjes: Maturia dhe besimi yt na dhanë forcë për të ecur përpara

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka falënderuar Bedri Hamzën, i cili sot dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se ka qenë nder të punonte me Hamzën gjatë një periudhe intensive, në të cilën u mbajtën tri palë zgjedhje nacionale.

Ajo ka vlerësuar maturinë dhe besimin e tij, duke theksuar se këto cilësi i kanë dhënë forcë partisë për të ecur përpara.

“Bedri, ka qenë kënaqësi dhe nder të punojmë bashkë. Në një periudhë intensive, me tri palë zgjedhje nacionale në mes, maturia dhe besimi yt na kanë dhënë forcë për të ecur përpara”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se Hamza e mori përgjegjësinë e kryetarit për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës, e jo për ambicie personale.

Sipas saj, angazhimi i tij në një kohë të vështirë ishte gjithashtu në shërbim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në fund, Çitaku është shprehur e bindur se ajo dhe Hamza do të vazhdojnë të punojnë së bashku për PDK-në dhe Kosovën.

“Jam e bindur se kemi ende shumë punë të mira për të bërë së bashku për PDK-në dhe Kosovën”, ka përfunduar ajo. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.