Nga vetura e vjetër te një veturë e re me 0 kilometra! Kjo është mundësia që Auto Mita po u ofron klientëve përmes kampanjës së saj Trade-In, e cila tashmë ka sjellë raste konkrete të klientëve që kanë përfituar nga kjo ofertë.
Që nga fillimi i kampanjës, disa klientë tashmë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, duke dalë nga showroom-i i Auto Mitës me vetura të reja.
Një familje ka zgjedhur Renault Captur të ri, duke përfituar nga oferta për dorëzimin e veturës aktuale si pjesë të pagesës. Për ta, kjo ka qenë një mënyrë praktike për të kaluar te një model i ri, pa u marrë me procesin e shitjes së veturës së mëparshme.
Një tjetër klient ka shfrytëzuar të njëjtën ofertë për të kaluar nga një Mercedes-Benz te Renault Rafale me 0 kilometra, model që sjell dizajn elegant, teknologji moderne dhe komoditet.
Edhe një kliente besnike e Auto Mitës ka zgjedhur të vazhdojë me një veturë të re, duke kaluar nga Dacia Sandero Stepway te Renault Captur, përmes mundësisë që ofron kampanja.
Këta janë disa nga shembujt e klientëve që tashmë kanë përfituar nga oferta Trade-In e Auto Mitës, duke e bërë më të thjeshtë blerjen e një veture të re.
Kampanja vazhdon – radha mund të jetë e jotja!
Përmes kësaj kampanje, Auto Mita vazhdon t’u ofrojë klientëve mundësinë të shfrytëzojnë vlerën e veturës aktuale për blerjen e një modeli të ri Renault ose Dacia, me pagesë të diferencës CASH ose me KREDI.
Përveç mundësisë së financimit, modelet e përfshira në ofertë vijnë me 10 vjet garancion, duke u ofruar klientëve më shumë siguri për vitet në vazhdim.
Para se ta nxjerrësh veturen në shitje, sille tek Auto Mita! Informohu për vlerën e veturës që e ki, shiko modelet në dispozicion dhe zgjedhe atë që të përshtatet.
Për më shumë informata ose për një test-drive, vizito showroom-in e Auto Mitës ose kontakto në 045 600 999 dhe 0800 30 333.

