KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona rikthehet në stërvitje pas PSG-së, tani e gjithë vëmendja te El Clasico

Barcelona rikthehet në stërvitje pas PSG-së, tani e gjithë vëmendja te El Clasico

Barcelona është rikthyer në stërvitje të mërkurën, pas ndeshjes së vështirë ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, duke nisur përgatitjet për përballjen e madhe ndaj Real Madridit.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick zhvilloi një seancë rikuperimi pas humbjes 4-2 ndaj PSG-së.

Futbollistët që kishin pasur ngarkesën më të madhe fizike në ndeshjen e së martës punuan në palestër, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit në fushat e qendrës stërvitore Ciutat Esportiva Joan Gamper.

Në seancën stërvitore morën pjesë të gjithë futbollistët e ekipit të parë që janë në dispozicion të trajnerit gjerman.

Gjithashtu, me skuadrën u bashkuan edhe dy lojtarë të Barcelonës B, Hamza Abdelkarim dhe Àlex Campos, të cilët kishin udhëtuar me ekipin edhe në Paris.

Tashmë, fokusi i Barcelonës është te ndeshja e së dielës kundër Real Madridit, e cila do të zhvillohet në “Spotify Camp Nou”, në kuadër të kampionatit spanjoll.

Kjo do të jetë përballja e parë mes dy rivalëve të mëdhenj këtë sezon dhe një mundësi për skuadrën e Flickut që të reagojë pas humbjes në Paris. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.