KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hargreaves pas takimit me Maqedoncin: Kosova ka mundësi të avancojë në fushën e sigurisë

Hargreaves pas takimit me Maqedoncin: Kosova ka mundësi të avancojë në fushën e sigurisë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me të cilin ka diskutuar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Pas takimit, Hargreaves ka mirëpritur formimin e plotë të Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar se ky zhvillim krijon mundësi për të ecur përpara në përballjen me sfidat e ardhshme të sigurisë.

Përmes një postimi, ambasadori britanik ka theksuar rëndësinë e përshtatjes së politikave të sigurisë me sfidat që e presin Kosovën në vitet në vijim.

“Konfirmimi i qeverisë është një mundësi e shkëlqyer për Kosovën që të ecë përpara, duke u siguruar që qasjet e saj ndaj sigurisë janë të përshtatshme për sfidat e viteve të ardhshme”, ka shkruar Hargreaves.

Ai ka shprehur gjithashtu vlerësimin për përkushtimin e Kosovës ndaj bashkëpunimit në këtë fushë, duke e cilësuar si të rëndësishëm diskutimin me ministrin Maqedonci.

“Eshte kënaqësi të diskutonim këto çështje me Ministrin Maqedonci në takimin tonë të sotëm”, ka theksuar ambasadori.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.