KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkolla “Shaban Hashani” në Ferizaj pajiset me 15 kamera sigurie

Shkolla “Shaban Hashani” në Ferizaj pajiset me 15 kamera sigurie

Në shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj është inauguruar sistemi i kamerave të sigurisë, projekt ky që synon parandalimin e incidenteve dhe rritjen e sigurisë për nxënësit, mësimdhënësit dhe personelin e shkollës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, në kuadër të këtij projekti janë vendosur gjithsej 15 kamera sigurie.

Projekti është iniciuar nga Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP), në bashkëpunim me Policinë e Stacionit të Ferizajt, ndërsa është financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Sipas Policisë, ky projekt dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve arsimore për forcimin e sigurisë në shkolla dhe në komunitet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.