KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Nëse luan si në Paris, Barça ia shënon Real Madridit pesë gola pa problem”

“Nëse luan si në Paris, Barça ia shënon Real Madridit pesë gola pa problem”

Gazetari spanjoll David Sánchez është i bindur se Barcelona mund ta mposhtë bindshëm Real Madridin në El Clásico, pavarësisht humbjes 4-2 nga PSG-ja në Ligën e Kampionëve.

Duke folur në emisionin El Partidazo de COPE, Sánchez deklaroi se, nëse Barcelona paraqitet ndaj Real Madridit në nivelin e treguar kundër PSG-së, do të fitojë pa vështirësi.

“Nëse Barcelona luan kundër Real Madridit siç luajti kundër PSG-së, do t’ia shënojë pesë gola dhe do të fitojë pa problem”, u shpreh ai.

Gazetari shkoi edhe më tej, duke theksuar se skuadra madrilene mund të shënojë dy gola, por Barcelona ka potencialin të realizojë katër, pesë, gjashtë apo edhe shtatë herë.

Sipas tij, Barcelona është dukshëm më e mirë se Real Madridi, ndërsa PSG-ja qëndron një nivel më lart se të dyja skuadrat.

Deklarata e Sánchez vjen vetëm pak ditë para El Clásico-s, në një moment kur Barcelona duhet të përmirësojë lojën në mbrojtje pas katër golave të pësuar nga kampionët francezë.

Tashmë, mbetet të shihet nëse skuadra e Hansi Flickut do t’i dëshmojë në fushë fjalët e gazetarit në përballjen e shumëpritur me rivalin e përbetuar. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.