KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hakimi: Duam t’u tregojmë të gjithëve se jemi ndër skuadrat më të mira në botë

Hakimi: Duam t’u tregojmë të gjithëve se jemi ndër skuadrat më të mira në botë

Achraf Hakimi është shprehur i lumtur pas fitores së Paris Saint-Germainit ndaj Barcelonës me rezultat 4-2 në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se skuadra parisiene dëshiron të dëshmojë vazhdimisht cilësitë dhe ambiciet e saj.

Mbrojtësi maroken, i cili dha një asistim në këtë ndeshje, vlerësoi paraqitjen e ekipit, por pranoi se PSG-ja ka ende hapësirë për përmirësim, sidomos në fazën mbrojtëse.

“Jam i lumtur për tri pikët dhe fitoren. Jemi të kënaqur dhe duam të vazhdojmë kështu. Kur fiton, do të thotë se ke bërë atë që të ka kërkuar trajneri, por kemi pësuar dy gola dhe në këtë aspekt mund të bëjmë më mirë. Zhvilluam një ndeshje të madhe kundër një skuadre të madhe si Barcelona”, deklaroi Hakimi për “Sky Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

“Duam të dëshmojmë se jemi kampionë të Evropës”

Pas triumfit ndaj Barcelonës, Hakimi theksoi se përballjet me kundërshtarët e nivelit të lartë janë mundësi për PSG-në që të tregojë forcën e saj.

“Kur luajmë kundër skuadrave të mëdha, duam t’ua tregojmë cilësinë tonë dhe se jemi kampionë të Evropës. Duam të dëshmojmë se jemi ndër skuadrat më të mira në botë”, ishte mesazhi i mbrojtësit maroken.

PSG-ja kishte mposhtur edhe Manchester Cityn me rezultat 4-2 në ndeshjen paraprake evropiane, ndërsa fitorja ndaj Barcelonës e konfirmoi formën e mirë të skuadrës së Luis Enriques.

Hakimi shpreson që Topi i Artë të shkojë te një lojtar i PSG-së

Mbrojtësi foli edhe për garën për Topin e Artë, duke shpresuar që çmimi prestigjioz t’i takojë njërit prej futbollistëve të klubit parisien.

“Shpresoj që ta fitojë dikush nga PSG-ja, në mënyrë që të festojmë me tifozët tanë dhe me gjithë skuadrën”, përfundoi Hakimi.

Objektivi i parisienëve mbetet vazhdimi i fitoreve dhe mbrojtja e titullit të Ligës së Kampionëve, ndërsa Hakimi nënvizoi se mentaliteti fitues duhet të ruhet gjatë gjithë sezonit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.