Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Gjendje e rëndë në disa zona të Prishtinës, komuna raporton për mbi 30 intervenime

    January 10, 2026

    “Fytyra e kortizolit”: Si stresi po ju ‘ha’ kolagjenin dhe 5 mënyra për ta ndalur

    January 10, 2026

    Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Gjendje e rëndë në disa zona të Prishtinës, komuna raporton për mbi 30 intervenime
    • “Fytyra e kortizolit”: Si stresi po ju ‘ha’ kolagjenin dhe 5 mënyra për ta ndalur
    • Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë
    • Reshjet e shiut dhe borës shkaktojnë vërshime, Agjencia e Emergjencave: Disa segmente rrugore të pakalueshme
    • Dushi pa rroba sipër, Vëlla i Madh i tërheq vërejtjen Bia Khalifa-s
    • Situata me vërshimet, Durmishi: Disa lumenj dalin prej shtrati e bllokohen shumë rrugë​
    • Mbyllen kutitë e votimit në katër komuna, procesi kaloi pa incidente
    • Ylli fiton ndaj ‘Vreshtarëve’
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kryqi i Kuq: Të rinjtë në Maqedoni janë aktivë në dhurimin e gjakut

    Kryqi i Kuq: Të rinjtë në Maqedoni janë aktivë në dhurimin e gjakut

    korrektpressBy korrektpressJanuary 4, 2026 Dhurimi i gjakut-maqedoni 2 Mins Read
    Kryqi i Kuq: Të rinjtë në Maqedoni janë aktivë në dhurimin e gjakut
    Kryqi i Kuq: Të rinjtë në Maqedoni janë aktivë në dhurimin e gjakut
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dhurimi i gjakut mbetet një nga shtyllat kryesore të funksionimit të sistemit shëndetësor dhe një akt i domosdoshëm humanitar që shpëton jetë çdo ditë. Në një kohë kur nevojat për gjak janë të vazhdueshme, roli i qytetarëve vullnetarë mbetet i pazëvendësueshëm.

    Sipas Kryqit të Kuq të Shkupit, sidomos të rinjtë po tregojnë vetëdije gjithnjë e më të madhe për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe po marrin pjesë rregullisht në aksionet humanitare, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbulimin e nevojave të spitaleve dhe klinikave në vend.

    “Të rinjtë e kuptojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe i kemi si dhurues të rregullt në aksionet tona. Nëse edhe më tutje, në bashkëpunim me Institutin për Transfuziologji, arrijmë t’i plotësojmë nevojat e sistemit shëndetësor, mund të flasim për një praktikë të suksesshme që garanton se nuk do të ketë krizë të gjakut edhe në të ardhmen. Gjaku nuk mund të prodhohet artificialisht dhe duhet të dhurohet, prandaj duhet të vazhdojmë të bindim qytetarët të dhurojnë sa më shumë”, tha Drejtori i Kryqit të Kuq të Shkupit, Sait Saiti.

    Nga Kryqi i Kuq theksojnë se aktivitetet për promovimin e dhurimit të gjakut do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me fokus të veçantë te solidariteti dhe humanizmi.

    “Për të dhuruar gjak duhet të fillohet prej 18 viteve e sipër deri 65 vjet nëse bëhet fjalë për mashkull, ndërsa 64 nëse bëhet fjalë për femër. Kështu që para 18 viteve nuk mund të fillohet të jepet gjak, edhe pas 64 viteve nuk është e preferuar të jepet gjak. Kështu që mosha 18-64 vjet është moshë e lejuar për dhurimin e gjakut”, shprehet Saiti.

    Nga Kryqi i Kuq apelojnë që qytetarët që plotësojnë kushtet shëndetësore dhe të moshës, të vazhdojnë të dhurojnë gjak, sepse një dhurim i vetëm mund të shpëtojë deri në tre jetë njerëzish. /rtvm2

    TË TJERA

    Grumbullohen ndihma për familjet e evakuuara për shkak të përmbytjeve në Kërçovë

    Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë

    LEXO GJITHASHTU

    Gjendje e rëndë në disa zona të Prishtinës, komuna raporton për mbi 30 intervenime

    January 10, 2026

    “Fytyra e kortizolit”: Si stresi po ju ‘ha’ kolagjenin dhe 5 mënyra për ta ndalur

    January 10, 2026

    Trump: Irani po kërkon liri, Amerika është gati t’i ndihmojë

    January 10, 2026

    Reshjet e shiut dhe borës shkaktojnë vërshime, Agjencia e Emergjencave: Disa segmente rrugore të pakalueshme

    January 10, 2026
    TË TJERA

    Dushi pa rroba sipër, Vëlla i Madh i tërheq vërejtjen Bia Khalifa-s

    January 10, 2026

    Situata me vërshimet, Durmishi: Disa lumenj dalin prej shtrati e bllokohen shumë rrugë​

    January 10, 2026

    Mbyllen kutitë e votimit në katër komuna, procesi kaloi pa incidente

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.