KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Procesi i Berlinit, Ambasada gjermane: Bashkëpunimi rajonal kyç për integrimin evropian

​Procesi i Berlinit, Ambasada gjermane: Bashkëpunimi rajonal kyç për integrimin evropian

Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe avancimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor janë në fokus të Procesit të Berlinit, ka deklaruar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Një ditë para samitit që pritet të mbahet në Mal të Zi, ambasada ka bërë të ditur se Gjermania synon që të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa theksi i kësaj nisme mbetet në bashkëpunimin praktik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Procesi i Berlinit është një platformë kyçe politike për forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe për mbështetjen e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Objektivi i qartë i Gjermanisë është që të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë drejt anëtarësimit në BE. Procesi i Berlinit synon të sjellë përmirësime konkrete për qytetarët e rajonit, për shembull përmes lidhjeve më të forta rajonale, lëvizjes më të lirë dhe bashkëpunimit më të ngushtë praktik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për KP.

Sipas saj, rezultatet e synuara përmes këtij procesi përfshijnë lidhje më të forta rajonale, lëvizje më të lirë dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet vendeve të rajonit.

Ambasada ka vlerësuar gjithashtu organizimin e samitit në Mal të Zi, vend që kryeson Procesin e Berlinit gjatë vitit 2026 dhe që ka avancuar në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mali i Zi është ndër vendet kryesuese në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe kryeson Procesin e Berlinit për vitin 2026. Mbajtja e samitit në Mal të Zi dërgon një sinjal pozitiv. Kjo nënvizon se e ardhmja e Procesit të Berlinit duhet të përcaktohet gjithnjë e më shumë së bashku me rajonin dhe brenda vetë rajonit”, thuhet më tej në përgjigjen e Ambasadës.

Kosovën do ta përfaqësojë në këtë samit kryeministri Albin Kurti.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga Gjermania për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të mbështetur integrimin e tyre evropian.

Samiti i 22 tetorit pritet të jetë një tjetër mundësi për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe hapat e mëtejshëm drejt afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.