Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, shefin e EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas komunikatës së AKM-së, gjatë takimit, Kurti ka pranuar urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional në vend.
Në takim është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, si dhe për prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri.
Po ashtu, është rikonfirmuar mbështetja për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /Lajmi.net/

Burimi: lajmi.net ↗

