KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës, por pse kanë nevojë për të Rusia, Kina e Irani?

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës, por pse kanë nevojë për të Rusia, Kina e Irani?

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio gjatë një interviste dhënë në NBC, u pyet për planet e reklamuara të SHBA-së për të marrë nën kontroll industrinë e naftës së Venezuelës.

Rubio iu referua në mënyrë të veçantë nevojës për të ndaluar rivalët globalë të kenë qasje në burimet e vendit, duke thënë: “Nuk kemi nevojë për naftën e Venezuelës. Kemi shumë naftë në Shtetet e Bashkuara”, transmeton Telegrafi.

“Ajo që nuk do të lejojmë është që industria e naftës në Venezuelë të kontrollohet nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara. Pse Kina ka nevojë për naftën e tyre? Pse Rusia ka nevojë për naftën e tyre? Pse Irani ka nevojë për naftën e tyre”, shtoi Rubio.

“Nuk do të lejojmë që Hemisfera Perëndimore të jetë një bazë operacioni për kundërshtarët, konkurrentët dhe rivalët e Shteteve të Bashkuara. Duam të shohim që të ardhurat nga nafta e atij vendi të përfitojnë popullin e Venezuelës”, theskoi ndër tjera Sekretari amerikan i Shtetit.

Ndryshe, vetëm Kongresi amerikan ka fuqinë për të shpallur luftë. E Rubio zbuloi dje se Kongresi nuk ishte njoftuar para operacionit të së shtunës.

Në intervistën për NBC, ai tani këmbënguli se kapja e Nicolas Maduros “nuk ishte një veprim që kërkonte miratimin e Kongresit sepse ky nuk ishte një pushtim”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.