Jose Mourinho dëshiron ta transferojë Scott McTominay te Real Madridi për të përforcuar mesfushën.
Trajneri portugez e njeh mirë skocezin, me të cilin ka punuar te Manchester United.
Sipas mediave spanjolle, Napoli nuk dëshiron ta humbasë mesfushorin dhe po negocion rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2028. Operacioni mund të kushtojë rreth 60 milionë euro.
Në garë për McTominay janë edhe Manchester United dhe Aston Villa, ndërsa Real Madridi ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.
Burimi: klankosova.tv ↗

