KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Do t’u ndalohet qasja në hotele, aeroporte e mjete transporti

Rama paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Do t’u ndalohet qasja në hotele, aeroporte e mjete transporti

Kryeministri Edi Rama i cilësoi aktet e dhunës në protestën e 8 ditëve në Shqipëri si të orkestruara nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm, me synimin për të destabilizuar Shqipërinë dhe vende të tjera të Evropës.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, Rama deklaroi qeveria do të nxjerrë shumë shpejt paketën e masave siç kanë bërë vende të tjera ku synohet edhe ngritja e një regjistri për njerëzit e dhunshëm të cilëve do t’u mohohen aksesi në hotele dhe aeroporte.

“Do nxjerrim një orë e më parë paketën e masave dhe do bëjmë deanonimizimin e profileve që nxisin dhunë, do t’i ndjekim këmba-këmbës ata që rrinë me kapuçë. Do të shkojë fatura në familje për çdo gjë që bën një i mitur, e bëri Italia e Franca dhe do ta bëjmë edhe ne. Do të vendosim në një regjistër të veçantë të dhunshmit. Do t’u mbyllim shumë aksese në mjetet e transportit, aeroporte, hotele.

Do të bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën edhe me vendet e BE për t’u ndaluar aksesin të udhëtojnë. Dhuna nuk ka vend në Shqipëri. Dialogu, shkëmbimi i ideve, ballafaqimi i argumenteve, rrugët e reja që na shërbyen në protestën e jashtëzakonshme në 2018-ën, që ishin studentë e pedagogë. Jo si këta që para se të jenë pedagogë, janë flamurtarë partie dhe thyejnë karriget te kryeministria”, u shpreh Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.