Bayern po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Martin, me synimin për ta transferuar në verën e vitit 2027.
Sipas mediave gjermane dhe spanjolle, trajneri Vincent Kompany e vlerëson 24-vjeçarin për aftësinë e tij për të luajtur si mbrojtës i majtë dhe qendërmbrojtës, transmeton Klan Kosova.
Barcelona nuk dëshiron ta humbasë lojtarin, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2028. Në garë për të janë edhe Interi, Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami.
Burimi: klankosova.tv ↗

