KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulm me dron në një treg në Abyei, të paktën 153 të vdekur

Sulm me dron në një treg në Abyei, të paktën 153 të vdekur

Të paktën 153 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dron ndaj tregut Amiet, në rajonin e kontestuar të Abyeit, mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut.

Sulmi goditi një depo karburanti pranë tregut, duke shkaktuar një zjarr të madh që vazhdonte të digjej edhe të martën, raporton CNN.

Yohanna Akol Ngor, ministri në detyrë i Informacionit në administratën e Abyeit, fajësoi ushtrinë sudaneze për sulmin e së hënës.

Ai deklaroi për agjencinë Associated Press se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen.

Një zyrtar i lartë ushtarak sudanez konfirmoi se ushtria kishte kryer një sulm me dron, duke pretenduar se objektiv ishin cisternat e karburantit që vinin nga Sudani i Jugut dhe që, sipas tij, ishin të destinuara për Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), një grup paramilitar që është në konflikt me ushtrinë sudaneze.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.