KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Selin Bollati flet për bashkëjetesën me Gimbon: Erdhi natyrshëm dhe në momentin e duhur

Selin Bollati flet për bashkëjetesën me Gimbon: Erdhi natyrshëm dhe në momentin e duhur

Selin Bollati ka folur së fundmi për jetën e saj personale, duke ndarë detaje nga bashkëjetesa me partnerin e saj, Gimbon.

E ftuar në emisionin “ëake Up”, ajo ka treguar se të dy tashmë jetojnë së bashku në Tiranë dhe se kjo fazë e re në marrëdhënien e tyre po shkon shumë mirë.

Selin u shpreh se bashkëjetesa nuk ishte diçka që e kishin planifikuar paraprakisht, por një hap që erdhi krejt natyrshëm, pa e menduar se do të përfundonin duke kaluar kaq shumë kohë së bashku.

Foto: Screenshot/YouTube

“Është një fazë që po e shijoj shumë. Ka ardhur në momentin e duhur dhe shumë natyrshëm. Nuk kemi thënë se një ditë do të bashkëjetojmë, por ashtu ndodhi”, ka treguar ajo.

Ajo shtoi se, pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë të dy, shtëpia është vendi ku gjejnë kohë për të qenë së bashku.

Sipas Selinit, ata kanë profile dhe angazhime të ndryshme, ndaj koha që kalojnë në shtëpi merr një rëndësi të veçantë në përditshmërinë e tyre.

– YouTube www.youtube.com

“Ne jemi në dy profile të kundërta, të angazhuar. Shtëpia është vendi ku na mbledh. Jemi okej, deri tani është shumë mirë”, u shpreh ajo.

Në fund, Selin la të kuptohet se bashkëjetesa ka qenë një përvojë pozitive për të, të cilën po e shijon pa presion dhe pa pritshmëri të paracaktuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.