KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Anulohet konkursi për dy mjek specialistë të Reumatologjisë në QKUK, evidentohen pasaktësi gjatë shpalljes

Anulohet konkursi për dy mjek specialistë të Reumatologjisë në QKUK, evidentohen pasaktësi gjatë shpalljes

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë anuluar konkursin për dy mjek të Reumatologjisë në QKUK.

Ky vendim është anuluar për shkak të gjetjes së disa pasaktësive gjatë shpalljes së konkursit, shkruan lajmi.net.

“Me qëllim të korrigjimit të pasaktësisë së konstatuar dhe sigurimit të zhvillimit të rregullt të procedurës së rekrutimit, është vlerësuar e nevojshme anulimi i pjesshëm i konkursit publik nr.prot 8819 të datës 09.10.2026, vetëm për pozitën nr.3 – Mjek Specialist i Reumatologjisë – dy pozita”, thuhet në vendim.

Në këtë vendim thuhet se anulimi i pjesshëm kufizohet ekskluzivisht në pozitën e lartcekur, ndërsa të gjitha pozitat dhe pjesët tjera të konkursit mbeten të pandryshuara dhe vazhdojnë sipas procedurave të përcaktuara. /Lajmi.net/

Vendimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.