KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pas raportimit të Klanit, anulohet konkursi për punësimin e dy reumatologëve në QKUK

Pas raportimit të Klanit, anulohet konkursi për punësimin e dy reumatologëve në QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka anuluar pjesërisht konkursin për punësimin e dy reumatologëve në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK.

Ky vendim, vjen pas dy raportimeve nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbëresha Uka, në kronikat e së cilës ishte raportuar për konkursin dhe ku ishte vlerësuar se punësimi i dy reumatologëve ishte i panevojshëm.

Në vendim jepen arsyet për anulimin e pjesshëm të këtij konkursi.

“Me qëllim të korrigjimit të pasaktësisë së konstatuar dhe sigurimit të zhvillimit të rregullt të procedurës së rekrutimit, është vlerësuar e nevojshme anulimi i pjesshëm i konkursit publik nr. prot. 8819, të datës 09.10.2026, vetëm për pozitën nr. 3 – Mjek Specialist i Reumatologjisë – dy pozita. Anulimi i pjesshëm kufizohet ekskluzivisht në pozitën e lartcekur, ndërsa të gjitha pozitat dhe pjesët e tjera të konkursit mbeten të pandryshuara dhe vazhdojnë sipas procedurave të përcaktuara.”, thuhet në vendim.

Sipas raportimit të Klanit, Klinika e Reumatologjisë synonte të kishte më shumë mjekë sesa pacientë.

Për këtë çështje, Klani kishte kërkuar sqarim nga SHSKUK-ja, por për një javë nuk kishte kthyer përgjigje.

Ndërkohë, ministri Vitia, në dy raste, kishte dhënë deklarata të ndryshme lidhur me konkursin. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.