KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapen mbi 2 KG narkotikë në Kaçanik, i dyshuari në pranga

Kapen mbi 2 KG narkotikë në Kaçanik, i dyshuari në pranga

Një person është arrestuar në fshatrat Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut, nën dyshimin për shitje dhe kultivim të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar të hënën rreth orës 20:30, kur gjatë kontrollit të automjetit, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa prova materiale.

Policia ka bërë të ditur se në mesin e gjërave të sekuestruara janë 16.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 41 bimë të kanabisit, me peshë të përgjithshme prej 2 kilogramësh e 112.3 gramësh.

Po ashtu, si prova materiale janë marrë një palë gërshërë dhe një telefon.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti merret me shitje dhe kultivim të narkotikëve”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.