KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

11 vite kimioterapi për një kancer që nuk e kishte: Historia e një nëne

11 vite kimioterapi për një kancer që nuk e kishte: Historia e një nëne

Një nënë, Becky Jones, kaloi 11 vite me kimioterapi për një kancer në tru që, sipas pretendimeve të saj, nuk e kishte pasur kurrë.

Në vitin 2012, mjekët i thanë se vuante nga glioblastoma e shkallës së katërt dhe se i kishin mbetur vetëm 6 deri në 12 muaj jetë. Ajo iu nënshtrua radioterapisë dhe trajtimit me kimioterapinë temozolomid, duke besuar se kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar.

Megjithatë, Becky pretendon se diagnoza ishte e gabuar dhe se në të vërtetë vuante nga tumefactive demyelination, një gjendje e rrallë inflamatore e trurit që mund të ngatërrohet me tumorin, shkruan Lad Bible, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë 11 viteve, ajo vlerëson se iu nënshtrua rreth 156 cikleve të kimioterapisë, duke përjetuar të përziera, lodhje, depresion, ankth dhe probleme të tjera shëndetësore.

Sipas saj, diagnoza e gabuar ndikoi rëndë edhe në jetën personale dhe profesionale, duke i kufizuar mundësitë për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë police.

Tashmë, Becky ka nisur procedurat ligjore kundër University Hospitals Coventry and Warwickshire, duke kërkuar përgjegjësi për trajtimin që pretendon se ka marrë pa pasur nevojë./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.