Mbrëmjen e së martës është arrestuar një person në Kaçanik nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Posedim i substancave narkotike” e “Kultivim i bimës së hashashit”, shkruan Zeri.info.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, bastisjet janë realizuar në fshatrat Doganaj dhe Vatë, përderisa gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: marihuanë me peshë 16.7 gramë, 41 bimë të kanabis sativa me peshë prej më shumë se dy kilogramësh, një palë gërshërë dhe një telefon.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Posedim i substancave narkotike & Kultivim i bimës së hashashit
Fsh, Doganaj dhe fsh. Vatë, Kaçanik, 20.10.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti merret me shitje dhe kultivim të narkotikëve. Gjatë kontrollit në automjet, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë në peshë 16.7 gramë, 41 bimë të kanabis sativa të gjitha në peshë 2112.3 gramë, një palë gërshëre dhe një telefon. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor. /Zëri

