KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mimoza Ahmeti në Librarinë Dukagjini: Një takim me letërsinë që sfidon mënyrën si e shohim botën

Mimoza Ahmeti në Librarinë Dukagjini: Një takim me letërsinë që sfidon mënyrën si e shohim botën

Më 26 tetor, lexuesit ftohen të bëhen pjesë e promovimit të librit “Tregimet e Civilizimit”, në një mbrëmje kushtuar letërsisë, ideve dhe këndvështrimeve të pazakonta.

Libraria Dukagjini organizon më 26 tetor, e hëne në orën 18:00, në hapësirat e saj në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, promovimin dhe diskutimin të librit të autores Mimoza Ahmeti, Tregimet e Civilizimit.

Përmes një serie tregimesh të shkurtra, Ahmeti ndërton një univers letrar ku përditshmëria takohet me filozofinë, ironinë dhe vëzhgimin kritik të shoqërisë. Personazhet dhe situatat e librit shërbejnë si pikënisje për të eksploruar tema që prekin njeriun bashkëkohor: marrëdhëniet, identitetin, teknologjinë, suksesin, lirinë dhe mënyrën se si ndërtojmë kuptimin e realitetit.

Me një stil që ndërthur lojën me gjuhën, mendimin abstrakt dhe situatat e papritura, Tregimet e Civilizimit i fton lexuesit të shohin përtej sipërfaqes dhe të rishqyrtojnë bindjet e tyre për botën që i rrethon. Tregimet nuk ofrojnë gjithmonë përgjigje të gatshme; përkundrazi, hapin hapësirë për reflektim, interpretim dhe diskutim.

Promovimi është një mundësi për lexuesit që të njihen më nga afër me veprën dhe botën krijuese të autores, si dhe të ndajnë interesin për letërsinë që nxit kureshtjen dhe sfidon mendimin.

Libraria Dukagjini i fton të gjithë dashamirët e librit që t’i bashkohen këtij takimi letrar më 26 tetor, në orën 18:00, në librarinë në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.