Letërsia shqipe vazhdon të krijojë vepra që përmes historive personale, pasqyrojnë drama të mëdha njerëzore dhe shoqërore.
Romani “Hijet e Shpresës”, i shkrimtarit Ramiz Selimi, sjell në vëmendje fatin e shqiptarëve të Kosovës, përballjen me shtypjen politike, dhe rrugëtimin e vështirë të emigrimit, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Selimi bëri të ditur se arsyeja që e krijoi këtë vepër ishte trazira brenda tij që kërkonte të dilte jashtë.
“Atë mund ta përshkruaja vetëm nëpërmjet një romani që është ky”, u shpreh ai.
Burimi: klankosova.tv ↗

