KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LVV reagon pas rezultateve: Vullneti i qytetarëve është i qartë – fitore plebishitare në 24 komuna

LVV reagon pas rezultateve: Vullneti i qytetarëve është i qartë – fitore plebishitare në 24 komuna

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një reagim pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar fitoren elektorale si plebishitare dhe një reflektim të qartë të vullnetit politik të qytetarëve.

Në komunikatën e shpërndarë për media, LVV thekson se së bashku me partnerët e saj kanë rezultuar të parët në 24 komuna të Republikës së Kosovës, dhe në çdo komunë kanë shënuar rritje të votave krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Vullneti politik i qytetarëve është i qartë, fitorja elektorale është plebishitare, referendumi demokratik kaloi,” thuhet në reagim.

Lëvizja gjithashtu ka përmendur rezultate pozitive në votën nga mërgata, duke e konsideruar atë një fitore të jashtëzakonshme dhe shenjë të mbështetjes së gjerë që ka marrë.

“Fitore e jashtëzakonshme po shënohet edhe në votën nga mërgata,” ka thënë LVV.

Në përfundim të reagimit, Lëvizja Vetëvendosje i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre dhe i ka uruar për fitoren historike të arritur në zgjedhjet e fundit.

“Ju faleminderit për mbështetjen. Urime fitorja historike!”, thuhet në reagimin e LVV-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.