KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Edhe 1001 arsye nuk e justifikojnë dhunën

“Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Edhe 1001 arsye nuk e justifikojnë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige para Kryeministrisë, ku në to ka lënë edhe një herë ftesën për dialog me protestuesit.

Rama në një video të postuar në Facebook thekson se edhe 1001 pakënaqësi nuk e arsyetojnë dhunën.

“Ka 1001 pakënaqësi, 1001 halle, 1001 probleme. Mund të ketë dhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun. Për dialogun me njerëzit që ndajnë të njëjtin atdhe, që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë.

E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm”, shprehet Rama.

Ai tha tutje se dje dialogu mori përgjigjen e dhunës.

“Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës, sot dialogu është këtu përsëri. Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë dhe nga shumica e atyre që janë të terrorizuar nën trysninë e dhunës”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.