Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Aktivisti Burim Qarri: Përmbytjet në Kosovë pasojë e keqmenaxhimit të lumenjve dhe ndërtimeve të pa planifikuara

    January 7, 2026

    Ku është Mërgim Berisha?

    January 7, 2026

    “Krishtlindja si liturgji e destabilizimit” – Fetoshi analizon instrumentalizimin e fesë në strategjinë serbe kundër Kosovës

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Aktivisti Burim Qarri: Përmbytjet në Kosovë pasojë e keqmenaxhimit të lumenjve dhe ndërtimeve të pa planifikuara
    • Ku është Mërgim Berisha?
    • “Krishtlindja si liturgji e destabilizimit” – Fetoshi analizon instrumentalizimin e fesë në strategjinë serbe kundër Kosovës
    • Zemërim në Moskë pasi forcat e Trumpit “sekuestruan” dy anije-cisternë me naftë
    • Ish-komandanti i FSK-së: Të gjitha armët që blihen nuk do të duhej të bëheshin publike
    • Në Ohër dhe Kërçovë janë përmbytur disa lokacione
    • FSK në gatishmëri për të ndihmuar zonat e përmbytura
    • Bilalli: Përplasjet Shkup-Sofje të panevojshme, i dimë detyrimet tona
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Shearer i pamëshirshëm ndaj Chelseat: Janë klub futbolli i çmendur

    Shearer i pamëshirshëm ndaj Chelseat: Janë klub futbolli i çmendur

    korrektpressBy korrektpressJanuary 4, 2026 Alan shearer 2 Mins Read
    Shearer i pamëshirshëm ndaj Chelseat: Janë klub futbolli i çmendur
    Shearer i pamëshirshëm ndaj Chelseat: Janë klub futbolli i çmendur
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-kapiteni i Anglisë dhe legjenda e futbollit britanik, Alan Shearer, ka kritikuar ashpër Chelsean pas largimit të trajnerit Enzo Maresca në ditën e parë të vitit 2026, duke e quajtur mënyrën e funksionimit të klubit si “të çmendur”.

    “E di çfarë pune po merr përsipër kur shkon atje. Chelsea është një klub futbolli shumë i ndryshëm nga të tjerët, sidomos për mënyrën se si menaxhohet”, deklaroi Shearer, sipas Daily Mail.

    Analisti anglez theksoi se problemi nuk qëndron te trajneri, por te drejtuesit e klubit.

    “Kjo nuk ka të bëjë me Marescan, por me njerëzit mbi të. Modeli i tyre është i qartë: blejnë lojtarë të rinj, i zhvillojnë, u japin kontrata të gjata dhe më pas përpiqen t’i shesin”.

    Sipas Shearer, ky model nuk garanton sukses maksimal sportiv.

    “Nuk mendoj se fiton ligën në këtë mënyrë. Mund të futesh në katër vendet e para sepse ke fuqi financiare, por në fund lojtari që vjen duhet të jetë më i mirë se ai që largohet”, vazhdoi Shearer.

    telegrafi.com

    Ai vlerësoi edhe punën e trajnerit të larguar, duke kujtuar sukseset e tij.

    “Djali (Maresca) që u largua fitoi dy trofe sezonin e kaluar. Ata ishin në vendin e pestë, vetëm një fitore larg katërshes së parë. Mendoj se bëri një punë shumë të mirë. Nuk jam i sigurt se çfarë më shumë mund të kishte bërë. Reputacioni i tij është i lartë. A jam i befasuar nga largimi? Jo”, u shpreh legjenda angleze.

    Shearer shkoi edhe më tej në kritikat e tij, duke e cilësuar klubin londinez si klub të çmendur.

    “Mendoj se Chelsea është një klub futbolli i çmendur ndonjëherë. Kështu janë pronarët, kështu duan ta drejtojnë klubin. Është shumë ndryshe dhe kjo është ajo që Maresca po përpiqej të na tregonte me ato ‘thumbime’ të vogla tre javë më parë”.

    Në fund, ai kujtoi edhe kontrastin e madh mes rezultateve dhe vendimit.

    “Ai ishte trajneri i muajit në nëntor. Po, kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit dhe në një klub të nivelit të lartë kjo është e vështirë për t’u pranuar, por në futboll asgjë nuk më surprizon më – e sidomos te ai klub”, përfundoi Shearer. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Zinedine Zidane ka këto dy kërkesa për ta zëvendësuar Ruben Amorim tek Man United

    Gjiganti anglez plason bombën – gati 160 milionë euro për transferimin e Viniciusit

    Ruben Amorim u përplas me yllin e Man Utd në stërvitje para se të shkarkohej

    Trajneri i madh refuzon ofertën e Man United për të marrë drejtimin e klubit

    Arne Slot flet për lëvizjet e mundshme për transferime gjatë janarit

    Liverpooli po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për të nënshkruar me yllin e PSG-së

    Maresca thyen heshtjen pas largimit nga Chelsea

    LEXO GJITHASHTU

    Aktivisti Burim Qarri: Përmbytjet në Kosovë pasojë e keqmenaxhimit të lumenjve dhe ndërtimeve të pa planifikuara

    January 7, 2026

    Ku është Mërgim Berisha?

    January 7, 2026

    “Krishtlindja si liturgji e destabilizimit” – Fetoshi analizon instrumentalizimin e fesë në strategjinë serbe kundër Kosovës

    January 7, 2026

    Zemërim në Moskë pasi forcat e Trumpit “sekuestruan” dy anije-cisternë me naftë

    January 7, 2026
    TË TJERA

    Ish-komandanti i FSK-së: Të gjitha armët që blihen nuk do të duhej të bëheshin publike

    January 7, 2026

    Në Ohër dhe Kërçovë janë përmbytur disa lokacione

    January 7, 2026

    FSK në gatishmëri për të ndihmuar zonat e përmbytura

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.