KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbrëmje e madhe në Ligën e Kampionëve: Bayern Munich – Arsenal, përballja që vjedh vëmendjen

Mbrëmje e madhe në Ligën e Kampionëve: Bayern Munich – Arsenal, përballja që vjedh vëmendjen

Liga e Kampionëve sjell sonte (e mërkurë) një tjetër mbrëmje të madhe futbolli, me nëntë ndeshje në program dhe me vëmendjen kryesore te superpërballja mes Bayern Munichut dhe Arsenalit, që synojnë të marrin një rezultat të rëndësishëm në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Mbrëmja nis nga ora 18:45 me dy përballje interesante. Como pret Manchester Unitedin, ndërsa Lille përballet me Galatasarayn. Të dyja ndeshjet pritet të sjellin rivalitet, me skuadrat që synojnë të shfrytëzojnë mundësinë për të marrë pikë të vlefshme në fazën e ligës.

Vëmendja kryesore kalon te ora 21:00, kur Bayern Munichu pret Arsenalin në një duel që pritet të jetë ndër më të fortët e kësaj mbrëmjeje.

Gjigantët evropianë synojnë të dëshmojnë forcën e tyre dhe të marrin një rezultat pozitiv në një përballje ku cilësia individuale, organizimi taktik dhe efikasiteti para portës mund të bëjnë diferencën.

Një tjetër përballje që pritet të tërheqë vëmendje është ajo mes Real Madridit dhe Leipzigut. Madrilenët, një nga klubet më të suksesshme në historinë e Ligës së Kampionëve, synojnë të vazhdojnë rrugëtimin evropian me një rezultat pozitiv, ndërsa skuadra gjermane do të kërkojë të befasojë në një transfertë të vështirë.

Në të njëjtën orë, Aston Villa përballet me Vikingun, Club Brugge luan ndaj Lensit, ndërsa Interi pret Shakhtarin. Po ashtu, Real Betisi takohet me Feyenoordin, ndërsa Sporting Lisbona luan ndaj LASK-ut.

Me nëntë ndeshje në program, Bayern Munich – Arsenal si kryendeshje dhe Real Madridin në një tjetër sfidë interesante, kjo e mërkurë premton emocione dhe futboll të nivelit të lartë në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.