KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kalimi transit i Mickoskit në Kosovë, mundësi për ndërprerje të përkohshme të trafikut

Kalimi transit i Mickoskit në Kosovë, mundësi për ndërprerje të përkohshme të trafikut

Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë dhe do të kujdeset për menaxhimin e trafikut gjatë kalimit transit nëpër territorin e Kosovës të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, më 21 dhe 22 tetor.

Sipas njoftimit, për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës zyrtare, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmente rrugore përgjatë itinerarit të lëvizjes, transmeton Klankosova.tv.

Itinerari përfshin hyrjen në Kosovë përmes pikës kufitare në Han të Elezit dhe vazhdimin e lëvizjes deri në dalje nga territori i Kosovës në Vërmicë.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtyre masave.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.