Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje sot, me çështje të ndryshme në rend dite.
Në orën 11:00, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, në orën 12:00, do të mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i cili do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Burimi: klankosova.tv ↗

