Cristiano Ronaldo është drejt shlyerjes së plotë të dënimit të shqiptuar nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF) dhe pritet të jetë i gatshëm nga ana disiplinore për t'u rikthyer me përfaqësuesen në grumbullimin e ardhshëm të muajit nëntor.
Përveç ditëve të pezullimit që janë drejt fundit, masa financiare prej 255 eurosh llogaritet si tërësisht e papërfillshme për Ronaldon, i cili me një pagë vjetore prej rreth 208 milionë eurosh te klubi saudit e fiton këtë vlerë për vetëm 39 sekonda, raporton mediumi portugez, transmeton Klankosova.tv.
Portugalia ka në kalendar përballjen me Danimarkën më 14 nëntor dhe me Uellsin më 17 nëntor. Me përmbylljen e dënimit, përfshirja e yllit të Al Nassr në listë do të mbetet tërësisht në dorën e përzgjedhësit të skuadrës.

