KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nagavci dhe deputetët e VV-së vizitojnë Haxhiun, e urojnë për detyrën e kryetares së Kuvendit

Nagavci dhe deputetët e VV-së vizitojnë Haxhiun, e urojnë për detyrën e kryetares së Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, së bashku me deputetë të tjerë të kësaj partie, ka vizituar sot kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, për ta uruar për marrjen e detyrës së re.

Përmes një postimi, Nagavci i ka uruar Haxhiut suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie institucionale, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, përkushtimit dhe përgjegjësisë së përbashkët në avancimin e punës parlamentare.

Ajo ka vënë në pah edhe rolin e Kuvendit të Kosovës në forcimin e demokracisë, mbikëqyrjen institucionale dhe miratimin e ligjeve në shërbim të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Në fund, Nagavci i ka dëshiruar Haxhiut shëndet, suksese dhe mbarësi në përmbushjen e detyrave të saj, duke shprehur besimin se bashkëpunimi institucional do të jetë në funksion të interesit publik dhe të së ardhmes së Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.