KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Cafú: Neymar është më i mirë se Messi dhe Ronaldo për nga cilësitë teknike

Cafú: Neymar është më i mirë se Messi dhe Ronaldo për nga cilësitë teknike

Legjenda e futbollit brazilian, Cafú, ka ndezur debat në botën e futbollit me deklaratat e tij për Neymarin, të cilin e konsideron më të mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për nga cilësitë teknike.

Ish-kapiteni i Brazilit, gjatë një paraqitjeje në podcastin brazilian Podpah, vlerësoi talentin e jashtëzakonshëm të sulmuesit të Santosit, duke theksuar se ai ka më shumë aftësi individuale se dy yjet që kanë dominuar futbollin botëror për më shumë se një dekadë.

“Për mendimin tim, Neymar është më i mirë se Messi. Ndoshta angazhimi i Messit është ndryshe, por në mesin e futbollistëve të gjeneratave të fundit, Neymar është më i miri. Ai është më i mirë se Messi, Cristiano Ronaldo dhe Mbappé”, u shpreh Cafú.

Megjithatë, ish-mbrojtësi brazilian bëri dallimin mes talentit teknik dhe përkushtimit profesional, duke vlerësuar veçanërisht disiplinën e Cristiano Ronaldos.

“Neymar ka më shumë cilësi teknike dhe më shumë zgjidhje individuale. Në këtë aspekt, ai i tejkalon të dy. Por, sa i përket përkushtimit, unë zgjedh Cristiano Ronaldon”, deklaroi Cafú.

Pavarësisht talentit të tij të jashtëzakonshëm, Neymar është përballur me lëndime dhe vështirësi për të ruajtur vazhdimësinë gjatë karrierës.

Për këtë arsye, krahasimet me Messin dhe Ronaldon vazhdojnë të jenë temë e debatit mes tifozëve dhe ekspertëve të futbollit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.