KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tjetër dëshmi kundër komedianit Russell Brand për përdhunim

Tjetër dëshmi kundër komedianit Russell Brand për përdhunim

Aktori dhe komediani britanik, Russell Brand, dikur një nga personalitetet më të njohura televizive në Britani dhe ish-bashkëshorti i këngëtares amerikane Katy Perry, po gjykohet nën akuzat për tri raste përdhunimi, tri raste sulme seksuale dhe një rast sulmi me natyrë të pahijshme, të drejtuara nga gjashtë gra për periudhën midis viteve 1999 dhe 2009.

Sipas Reuters, Brand ka përdhunuar në mënyrë anale një grua, e cila kishte shkuar me dëshirën e saj në shtëpinë e tij për marrëdhënie seksuale me pëlqim.

Ai i ka shpërfillur lutjet e saj për të ndaluar, deklaroi denoncuesja në një intervistë me policinë, e cila u prezantua të martën në një gjykatë në Londër.

51-vjeçari i mohon akuzat.

Pas arrestimit, ai i tha policisë se nuk është përfshirë kurrë në veprimtari seksuale pa pëlqim dhe la të kuptohet se gratë që e akuzojnë mund t'i kenë riimagjinuar ngjarjet. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.