KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

U raportua se ndërroi jetë, mediat e Koresë së Veriut publikojnë pamje të Kim Jong Unit

U raportua se ndërroi jetë, mediat e Koresë së Veriut publikojnë pamje të Kim Jong Unit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në mediat shtetërore dukshëm në gjendje të mirë shëndetësore, duke hedhur poshtë zërat e fundit që pretendonin se ai kishte vdekur nga një hemorragji cerebrale.

Fotografitë e publikuara nga gazeta shtetërore Rodong Sinmun e shfaqin 42-vjeçarin duke vizituar një ekspozitë veshjesh krah vajzës së tij, Kim Ju Ae, dhe bashkëpunëtorëve të afërt, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet u transmetuan pak orë pasi një disident kinez me qëndrim në ShBA pretendoi pa asnjë fakt se Kim kishte vdekur në një spital në Pekin dhe trupi i tij ishte kthyer fshehurazi në Penian.

Zërat mbi shëndetin e Kimit mbeten të shpeshta për shkak të izolimit ekstrem të Koresë së Veriut, stilit të tij jo të shëndetshëm të jetesës (mbipesha dhe duhani), si dhe paqartësive të mëdha rreth trashëgimisë së pushtetit bërthamor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.