KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Incident në Podujevë, qytetarët kundërshtojnë emërimin e imamit

Incident në Podujevë, qytetarët kundërshtojnë emërimin e imamit

Hapja e xhamisë në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë është përcjellë me kundërshtime verbale nga një grup personash lidhur me emërimin e imamit nga Bashkësia Islame e Kosovës, por pa incidente që do të cenonin rendin dhe sigurinë publike, ka njoftuar Policia e Kosovës.

"njësitë policore janë angazhuar sipas planifikimit operacional, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve", thuhet në njoftimin e forcave të rendit transmeton Klankosova.tv.

Situata gjatë aktivitetit ka qenë përgjithësisht e qetë dhe nën kontroll, ndonëse në lokacion kanë qenë të pranishëm qytetarë me qëndrime të ndryshme lidhur me emërimin e imamit.

Në orën 13:00 është bërë hapja e xhamisë dhe kanë filluar ritet fetare. Gjatë kësaj kohe, një grup personash kanë shprehur kundërshtimet e tyre përmes thirrjeve dhe zhurmës verbale.

Megjithatë, sipas Policisë, situata është menaxhuar pa pasur nevojë për ndërhyrje policore. Pas një periudhe të shkurtër, personat që kundërshtonin janë larguar nga objekti, ndërsa ceremonitë fetare kanë vazhduar normalisht.

"Policia ka ritheksuar përkushtimin e saj për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, përfshirë ushtrimin e lirë të besimit fetar, në përputhje me ligjin dhe mandatin e saj kushtetues".

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.