KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Modelja Oriola Marashi në kërkim të qenushit të zhdukur, ofron dy mijë euro shpërblim për atë që e gjen

Modelja Oriola Marashi në kërkim të qenushit të zhdukur, ofron dy mijë euro shpërblim për atë që e gjen

Modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka njoftuar se qenushja e saj, Lola është zhdukur në zonën e Lagunës së Patokut, në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka publikuar fotografi dhe të dhëna për qenushen, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.

Lola është e racës Poodle, me ngjyrë kafe në bezhë, qime kaçurrele dhe mban një rrip të zi.

Për personin që e gjen qenushen është ofruar një shpërblim prej 2 mijë eurosh.

Oriola u ka bërë thirrje të gjithë atyre që mund ta kenë parë Lolën ose kanë informacione për vendndodhjen e saj, që ta kontaktojnë menjëherë, me shpresën që ajo të gjendet sa më parë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.