KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky mbërrin në Norvegji, thotë se do të ketë takim edhe me të dërguarin e Trumpit

Zelensky mbërrin në Norvegji, thotë se do të ketë takim edhe me të dërguarin e Trumpit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Norvegji, atje ku pritet të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues shtetesh.

Gjatë kësaj vizite, ai ka njoftuar se do të ketë edhe një takim dypalësh me Steve Witkoffin, i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjithashtu, Zelensky do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe një audiencë që do të ketë me mbretin norvegjez.  

“Nuk do të ndërpresim asnjë kontakt që mund të ndihmojë në arritjen e paqes.”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se në këto takime do të diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me forcimin e mbrojtjes.

“Do të diskutojmë gjithashtu për forcimin e mbrojtjes sonë ajrore dhe për prodhimin e përbashkët. Jam mirënjohës ndaj të gjithë atyre që mbështesin Ukrainën dhe një rrugë dinjitoze drejt paqes.”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.