Cath Bowie, një gjyshe 78-vjeçare nga Skocia, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si femra më e moshuar që transmeton lojën Fortnite në platformën Twitch.
E njohur në internet me emrin grumpygran1948, ajo ka arritur të krijojë një komunitet prej më shumë se 24 mijë ndjekësish, duke dëshmuar se videolojërat nuk janë vetëm për të rinjtë.
Cath nisi të luante Fortnite në vitin 2017, pasi pa nipin e saj adoleshent duke luajtur dhe u bë kurioze. Fillimisht përdori konsolën e tij, por pasionin për lojën e ktheu shpejt në një aktivitet të përditshëm dhe më pas vendosi të fillonte transmetimet online, transmeton Klankosova.tv.
Në fillim, nipi i saj dyshonte se dikush do të ishte i interesuar të shihte një gjyshe duke luajtur videolojëra. Por Cath ia doli të fitonte mijëra ndjekës dhe të dëshmonte të kundërtën.
“E dua komunitetin që kam krijuar, më pëlqen të bisedoj me njerëzit dhe të shijoj atmosferën. E dua sfidën që më ofron loja dhe, për fat të keq, luaj çdo ditë”, tha ajo.
Për Cath, njohja nga Guinness World Records ka një domethënie të veçantë, pasi që në fëmijëri ishte rritur duke lexuar librin e rekordeve.
Ajo ka edhe një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se janë tepër të moshuar për të provuar diçka të re:
“Mos lejoni askënd t’ju thotë se jeni shumë të moshuar. Nuk është kurrë vonë për të filluar të luani videolojëra.”

