KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: Sipas Shasivarit, gjuhë juridike është vetëm gjuha maqedonase

BDI: Sipas Shasivarit, gjuhë juridike është vetëm gjuha maqedonase

Bashkimi Demokratik për Integrim kundërshton tentativat për shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari.

Nga atje thonë se sipas logjikës së ministrit Shasivari, gjuhë juridike mbetet vetëm gjuha maqedonase, ndërsa përdorimi i shqipes trajtohet si çështje që duhet të negociohet, të diskutohet dhe të rregullohet përmes akteve nënligjore.

“Nga një e drejtë që buron nga Kushtetuta dhe ligji, ministri po zbret te aktet nënligjore! Kjo nuk është zgjidhje e problemit, por krijim i problemit.

Ndërkohë, ministri e paraqet takimin me studentët si një arritje të jashtëzakonshme. Por, që kur takimi me studentët u bë sukses politik, ndërsa zbatimi i Kushtetutës mbeti objekt negociatash?

Ministri i Drejtësisë po shndërrohet në ministër të takimeve! Takime, konsultime, biseda dhe premtime, por studentët shqiptarë vazhdojnë të përballen me të njëjtën pengesë: pamundësinë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

BDI vlerëson se të drejtat kushtetuese nuk mund të varen nga vullneti i ministrit, nga rezultatet e takimeve apo nga interpretimet e akteve nënligjore. Aktet nënligjore duhet të shërbejnë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve, jo për ta zëvendësuar apo kufizuar të drejtën që ato garantojnë.

Shqipja në provimin e jurisprudencës nuk është çështje kompromisi, por çështje e barazisë dhe respektimit të rendit kushtetues.
Studentët nuk kanë nevojë për një tjetër takim që të shpallet sukses. Ata kanë nevojë për një zgjidhje të qartë, të plotë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.