KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Araujo: Liverpooli mund të garojë për katër trofetë

Araujo: Liverpooli mund të garojë për katër trofetë

Ronald Araujo beson se Liverpooli mund të sfidojë në çdo front këtë sezon, duke këmbëngulur se skuadra është “në rrugën e duhur” pavarësisht një nisjeje të përzier.

Reds e kanë nisur sezonin në Ligën Premier me formë të përzier, duke marrë tri fitore, tri barazime dhe një humbje dhe duke u renditur në pozitën e pestë pas 7 xhirosh.

Megjithatë, klubi nga Anfield ka dy fitore nga dy ndeshjet e para të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve dhe mbrojtësi i ardhur këtë verë nga Barcelona, Aruajo, beson se ekipi i tij është i aftë të luftojë për të gjithë trofetë.

“Mund të garojmë në të katër garat ku marrim pjesë. Është një sezon i gjatë, por jemi në rrugën e duhur. Po punojmë mirë pavarësisht se nuk kemi pasur rezultate të shkëlqyera. Ekipi po ecën përpara dhe po përparon”, ka thënë Araujo.

Araujo tha se është “shumë i lumtur” në Liverpool sepse u prit “në një mënyrë fantastike” me të mbërritur. Ai dëshiron ta shpërblejë këtë duke “dhënë gjithçka në stërvitje dhe në çdo ndeshje”.

Uruguaiani ka luajtur kryesisht si mbrojtës i djathtë nën drejtimin e Andoni Iraola gjatë mungesës së Conor Bradley. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.