KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Bëhet virale foshnja që pozoi si mbret pak minuta pas lindjes

Bëhet virale foshnja që pozoi si mbret pak minuta pas lindjes

Një foshnjë e porsalindur në Egjipt ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pasi është filmuar duke qëndruar me këmbët e kryqëzuara mbi tavolinën e ekzaminimit, vetëm pak minuta pas ardhjes në jetë.

Pamjet u publikuan nga Dr. Islam Eldeh, specialist i shëndetit të fëmijëve në Kajro. Në video, foshnja duket e qetë dhe e relaksuar, madje edhe teksa mjeku e ekzaminon me stetoskop, transmeton Klankosova.tv.

Mjeku e pagëzoi të voglin me nofkën “Mbreti i vogël”, ndërsa pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e përdoruesve nga vende të ndryshme të botës.

Sipas shpjegimeve të përfshira në postim, ky pozicion mund të lidhet me reflekset dhe lëvizjet që foshnjat zhvillojnë gjatë qëndrimit në barkun e nënës.

Pamjet kanë argëtuar mijëra përdorues, të cilët e kanë komentuar pozën e pazakontë të të porsalindurit, duke e cilësuar si një nga momentet më të veçanta të ditëve të fundit në rrjetet sociale.

👶 Mısır’da dünyaya gelen yeni doğan bir bebeğin, doğumundan dakikalar sonra muayene masasında bacak bacak üstüne atarak verdiği "havalı" poz sosyal medyada viral oldu.

📹 Kahire’de görev yapan Çocuk Sağlığı ve Hastalıkları Uzmanı Dr. Islam Eldeh tarafından paylaşılan… pic.twitter.com/pyhTxEP7V8

— Posta.com.tr (@postacomtr) October 20, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.